Forcat e sigurisë në Niger kanë vrarë disa persona, pasi kanë shtënë me armë mbi turmën që ishte mbledhur gjatë një proteste ku pati brutalitet, thuhet në kumtesën e Amnesty International.
Sipas dëshmitarëve persona të armatosur kanë hapur zjarr mbi njëmijë persona, që ishin mbledhur në Lagos për të protestuar.
“Janë vrarë njerëz nga forcat e sigurisë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Amnesty Nigeri, Isa Sanusi, duke referuar protestave që janë zhvilluar në Lagos.
Zyrtarë të Amnesty në Nigeri, gjithashtu kanë bërë të ditur se “kanë prova” që forcat e sigurisë kanë qëlluar për vdekje disa protestues.
“Ishim të gjithë të ulur, jo të dhunshëm – ata erdhën tek ne, nuk e dimë saktë kush ishin. Filluan të shtien dhe të gjithë vraponin për t’i shpëtuar vdekjes”, thuhet ndër tjera në kumtesë.