Kryeministri Edi Rama nga Elbasani teksa foli për PS-në si alternativa e mirë që qytetarët mund të votojnë në 25 prill të 2021-it, sulmoi rivalët e tij politikë.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se të gjithë ata që janë të zhgënjyer me PS-në, duhet të mendojnë mirë nëse do të duan që të votojnë Lulzim Bashën, Kryemadhin, Metën dhe Berishën, pasi sipas tij ata janë bashkë.
Mes ironisë, Rama tha se t’i japësh votën Bashës, do të thotë që të marrësh peshqesh dhe Ilir Metën, si dhe t’i japësh jetë LSI-së, që sipas tij do i pijë gjakun shtetit.
“Politika është proces. Është proces i vazhdueshëm që kërkon durim të madh, kompromise. Dua të përgëzoj ata që shoh me kënaqësi, që kanë hedhur hapin që të bëhen pjesë e platformës tonë. Shprehet e interesit janë disa dhjetra. Se kam numrin e ditës së sotme. Janë disa dhjetra. Kanë dërguar videot e tyre, atë çka kërkohet. Për të thënë pse duhet të përfshihen në këtë proces. Kush janë dhe çfarë kanë bërë. PS është një forcë që ka një virtyt të madh. Ka një virtyt qartësisht nënvizuar nga historia e saj. Është e vetmja forcë politike në Shqipëri që ka pasur përgjegjësi dhe që asnjëherë përgjegjësinë se ka shpërdoruar për të cënuar interesin kombëtar. Fatkeqësisht kjo s’mund të thuhet për forcat e tjera që kanë pasur mundësi. PS është po ashtu, duan, s’duan të tjetër, forca më e madhe politike e shqiptarëve. PS e ka pasur dhe e ka, jam i bindur se do e kenë dhe në të ardhmen, pavarësisht se kush është lideri, në ADN e vet, prirjen për tu modernizuar, duke u hapur dhe duke u shtrirë në hapësirën ku vepron dhe ku jeton shoqëria. Sot pas është përsëri në të njëjtën sfidë që ka qenë gjithmonë. Pavarësisht se si kanë shkuar gjërat, pavarësisht se PS ka faktuar dhe ka humbur, e në rastet kur ka humbur, ka humbur jo sepse e kanë mundur të tjetër. Po sepse ka mundur vetveten. S’ka qenë në lartësinë e sfidës, në lartësinë e nevojës për të mos lejuar që vendi të kthehet pas. Vendi është kthyer pas sa herë që i është dhënë mundësi që të tjerë të bëjnë atë që di të bëjë PS. Shqipëria është para një sfide sa të thjesht e të vështirë. SP është para një sfide për t’ja bërë Shqipërisë më të lehtë, dhe për mos t’ja vështirësuar të nesërmen. Sfida është që të vazhdojë kthesën deri në fund. Tani jemi futur dhe po e rrisim shpejtësinë në majën e kthesës, apo të bëjmë një kthim pas. Imagjinoni që Shqipëria të mbetet në dorën të Lulzim Bashës, Kryemadhit, Metës e Berishës, pasi ata janë bashkë. Kjo duhet të shërbejë qartësisht si një arsye për ta menduar mirë zgjedhjen e tyre. Ata që kanë një mijë arsye që të jenë të pakënaqur dhe mos të duan që ta votojnë PS. Si diskutojë sot ato arsye. Kanë një mijë e një arsye që të jenë verbërisht me PS. Duhet të imagjinoj ca do të thotë që të votosh për të marrë Lulin dhe të marrësh peshqesh Ilir Metën. Të votosh për t’i dhënë pushtet PD dhe t’i rijapësh jetë për të vazhduar ose rifilluar t’i pijë gjakun shtetit LSI. Kjo është si 1+1=2. Fëmijët që lindin dhe rriten në atë shtëpi nesër do jetojnë shumë më mirë. Po kaq e sigurt që fëmijët dhe ata që janë së bashku në shtëpinë ku çelësat i ka PD me LSI nuk kanë të ardhme. Është pak por e sigurt. Shtëpia e tyre një shtëpi ku çfarë mblidhet o hidhet në xhepat e disa anëtarëve në kurriz të të tjerëve, o për bixhoz o për të konsumuar sot atë që duhet për fëmijët nesër. Në të gjitha aspektet e jetës. Shikoni arsimin, nuk ka të krahasuar shtëpia e arsimit me atë që ishte dje.”, tha Rama.