Kryetari Basha ka përgëzuar në profilin e tij në twitter, gazetaren Klodiana Lala për çmimin e marrë nga Bashkimi Evropian për shkrimin që zbulon rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave.
Basha shkruan se pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj Bild, ky çmim për këtë shkrim është një tjetër dëshmi se krimi electoral I vitit 2017 ka ndodhur, dhe se atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota.
‘Pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj BILD, çmimi i Bashkimit Europian për gazetaren Klodiana Lala për investigimin “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votive”, është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota, faktet janë aty në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron. Duke vlerësuar për investigimin gazetaren Klodiana Lala, BE qartësisht ka dhënë mesazhin që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të cojë përpara drejtësisë organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017. Ndëshkimi i krimit elektoral të vitit 2017 është një nga 15 kushtet për nisjen e bisedimeve të antarësimit midis BE dhe Shqipërisë.’