Shakhtar Donetsk surprizon Realin, ukrainasit i japin leksione madrilenëve

0
Shakhtar Donetsk surprizon Realin, ukrainasit i japin leksione madrilenëve

Real Madrid e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kampioneve.

“Los Blancos” u mundën në shtëpi 2-3 nga Shakhtar Donetsk në ndeshjen e vlefshme për Grupin B.

Skuadra ukrainase e mbylli që në pjesën e parë sfidën, duke realizuar tre herë në portën e madrilenëve, falë golave të shënuar nga Tete (29), Varane autogol (33) dhe Solomon (42). Real u mundua në pjesën e dytë të bënte diçka, por golat e Luca Modric (54) dhe Vinicius Junior (59) nuk mjaftuan për skuadrën spanjolle. Ndeshja pati një fund dramatik teksa mesfushori i Realit Valverde realizoi golin e barazimit në minutën e dytë shtesë, por VAR-i nxorri lojtarin uruguajan në pozicion jashtë loje. 

Ndërsa dueli tjetër mes Salzburg dhe Lokomotivës së Moskës u mbyll në barazim 2-2.

Artikulli i mëparshëmInteri merr lajmin e keq/ ‘Ylli’ i skuadrës infektohet me Covid-19
Artikulli i radhësEksperti britanik: Nëse nuk mbyllemi tani, për Krishtlindje spitalet do mbushen sërish