Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri për nisjen e muajit të Ramazanit.
Soreca shprehet se uron që muaji i shenjtë i Ramazanit të sjellë sa më shumë lumturi për të gjithë besimtarët myslimanë.
Postimi i ambasadorit të BE Luigi Soreca:
Gëzuar Ramazanin! Uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë lumturi, shëndet dhe forcë për të gjithë besimtarët për të përballur këto kohë të vështira!