Shkrumbohet automjeti i policit të krimeve në Elbasan. Dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

0

Automjeti i një punonjemësi policie është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ndodhi gjatë natës në lagjen “5 Maj”.

Mësohet se mjeti është në pronësi të Marius Memës, punonjes i policisë kriminale në Elbasan. Mesohet se ai e kishte parkuar makinën para pallatit, pas mesnate kur ishte kthyer nga shërbimi dhe pak më vonë i është vënë flaka në pjesën e parme dhe pasme. Nga të dhënet e policisë, dyshohet se ka qenë zjarrvenie e qellimshme.

Informacion paraprak
Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr nē mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.M., i cili ishte i parkuar para banesës dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmAmbasadori i BE në Tiranë Soreca uron Ramazanin: Uroj që ky muaj të sjellë lumturi për të gjithë myslimanët
Artikulli i radhësZyrtari Amerikan: Koronavirusi vdes shpejt kur ekspozohet në temperatura të larta dhe dritën e diellit”. Lehtësim për këtë verë