Babai i tij ishte një njeri i respektuar në Tajlandë. Por ai që e pasoi në fronin e mbretit të Tajlandës është monarku më i çuditshëm.
Bëhet fjalë për mbretin Maha Vajiralongkorn. Tashmë në vendin me 70 milionë banorë kanë shpërthyer protesta të dhunshme kundër monarkisë.L
Nuk është çudi.
Sa për fillim, mbreti i tyre 68-vjeçar pëlqen të dalë me kanotiere të shkurtër dhe me trupin e mbushur me tatuazhe false.
Historitë e dashurisë janë nga më të trazuarat. Aktualisht është i martuar me gruan e katërt, e cila duhet ta ndajë burrin me një konkubinë zyrtare.
Mbreti është i fiksuar pas qenit të tij Foo Foo, të cilin shpesh e vesh me rroba ushtarake dhe i ka dhënë një titull. Qenushi merr pjesë në darkat zyrtare si shef i forcave ajrore.
Maha pëlqen që shërbëtoret e tij të zvarriten drejt tij dhe njëherë bëri që një prej grave të tij të hante ushqim në tasin e qenushit, teksa ishte gjysmë e zhveshur.
Ai nuk i njeh katër nga fëmijët e tij, duke refuzuar të paguajë për shkollimin e tyre, edhe pse ka një pasuri që shkon deri në 40 miliardë dollarë.
Jashtë vendit e tallin dhe mediat e huaja e ironizojnë. Por në Tajlandë askush nuk guxon të flasë kundër tij për shkak të një ligji që të dënon direkt me burg. Monarkët kanë statusin e një Zoti aty. Nëse dikush flet kundër tyre, qoftë edhe kundër qenve të tyre, dënohet me 15 vite burg.
Deri më tani. Kjo për shkak se kanë nisur trazirat në vend. Ekonomia është goditur rëndë dhe njerëzit kanë nisur të irritohen me stilin e jetesës së mbretit të tyre.
Në kohën e krizës së pandemisë, mbreti zbarkoi në një hotel luksoz në Gjermani bashkë me 20 konkubina të veshura si ushtarake. Por edhe gjermanët vendosën të mos e mbajnë më në tokë demokratike.
Tani ai është strukur në një pallat presidencial, teksa rrugët janë mbushur me njerëz. Ai rrezikon shumë, ndërsa njerëzve u ka ardhur në majë të hundës.