Reykjaviku dhe shumë zona të Islandës u tronditën dje nga një tërmet i fortë me madhësi 5.6 të shkallës Rihter.
Tërmeti fuqishëm ra në orën 15:43 dhe u ndje në të gjithë vendin, ku fatmirësisht nuk shkaktoi dëme ose viktima, por rezultoi në pezullimin e përkohshëm të seancës në parlament.
Nga pamjet e publikuara në mediat islandeze shihet teksa deputetë janë frikësuar nga tronditjet e forta, ndërsa seanca u ndërpre për 15 minuta, deri në qetësimin e situatës.
Sipas Institutit Meteorologjik të Islandës, epiqendra ishte 20 kilometra larg kryeqytetit, pranë zonës gjeotermale Celton.