Drejtoresha e re e përgjithshme e Institutit të Statistikave është emëruar Elsa Dhuli.
Në seancën e sotme të Kuvendit u votua kandidatura e saj me 89 vota pro, 8 kundër dhe 13 abstenim.
Gjithashtu në Kuvend u votua sot me 111 vota pro rezoluta për antisemitizmin, ”për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizimin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”.
Ndërsa projektligji për disa ndryshime në ligjin për Gjendjen Civile mori 90 vota pro, 17 kundër dhe 4 abstenim.