Batuta që ka prodhuar polemika ajo e bërë mbi Covid-19 nga tekniku i kombëtares italiane Roberto Mancini. Në fakt, në historitë e tij në Instagram, tekniku i të kaltërve ka postuar një karikaturë në të cilën një infermiere pyet pacientin në spital: “Ke ndonjë ide si u sëmure?”. “Duke parë lajmet”, ishte përgjigja e pacientit.
Nuk është hera e parë që Mancini polemizon në lidhje me virusin, duke u përplasur në të shkuarën edhe me ministrin Speranza. Por gjithësesi pasditen e sotme ka mbërritur edhe ndjesa e Mancinit që ka saktësuar: “Postova vetëm një karikaturë që mu duk se ç’dramatizonte një moment kaq të komplikuar. Vetëm kaq. Nuk kishte asnjë mesazh të nënkuptuar e asnjë qëllim për ti treguar mungesë respekti të sëmurëve e viktimave nga covid-19, nëse është kuptuar kështu kërkoj ndjesë”.