Milan e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri edhe në Europa League.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli fitoi në transfertë me rezultatin 3-1 në duelin kundër Celtic.
Në minutën e 14’ Krunic ishte ai që shënoi me kokë, pas asistimit të Samu Castillejo. Brahim Diaz e çoi skuadrën më të qetë në dhomat e zhveshjes kur në minutën e 42’ shënoi për 0-2.
Celtic provuan të kthehen në lojë me golin e Elyounoussi (76’), por kjo ishte e pamundur për vendasit. Shpresat e skocezëve u shuan në minutën e 92′ nga goli i Hague, i cili vulosi rezultatin final. Milani ka shënuar kështu +2 gola në 10 ndeshje radhazi për herë të parë që nga dhjetori i vitit 1964, pas 56 viteve.