Ndërron jetë nga koronavirusi 21-vjeçari nga Elbasani, u intubua një natë më parë

0

Shënohet viktima më e re nga koronavirusi në vendin tonë. Burime bëjnë me dije për gazetarin Aldo Kozarja për abcnews.al se ka ndërruar jetë një 21-vjeçar nga qyteti i Elbasanit me sëmundje bashkëshoqëruese.

Mësohet se i riu kishte disa ditë që kurohej në shtëpi pas infektimit me Covid-19. Pasi gjendja e tij është rënduar, mbrëmjen e djeshme ai është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ai është futur menjëherë në intubim por nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes duke ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.

Në përditësimin e të enjtes pasdite, Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 302 raste të reja dhe tre persona kanë humbur jetën.

Artikulli i mëparshëmNuk mungojnë as të shtënat, një burgu në Nigeri i vihet zjarri
Artikulli i radhësÇekia në valën e dytë të Covid, kryeministri kërkon falje për keqmenaxhimin