VIDEO/ Koronavirusi bën “kërdinë” në Rusi, pirgje trupash dergjen në korridoret e morgut

0
City Hospital No. 12 in Barnaul, Siberia, where bodies are piling up in the morgue

Rusia është duke u përballur me shifra alarmante të të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi duke kaluar treguesit e valës së parë.

Mediat lokale raportojnë për më shumë se 290 të vdekur brenda ditës, ndërsa numri i të prekurve në 24 orët e fundit llogaritet të jetë rreth 16 000.

Në rrjetet sociale janë publikuar sëfundmi pamje të rënda nga spitali nr.12 në Barnaul të Siberisë duke pasqyruar dimensionin e vërtetë të kësaj pandemie.

Një numër i madh trupash të vdekur shihen të mbledhur me qese të zezë dhe presin në korridoret e morgut të spitalit për t’iu dorëzuar familjarëve. Mendohet se bëhet fjalë për 37 trupa pacientësh që kanë ndërruar jetë gjatë orëve të fundit në këtë rajon.

Rusia numëron më shumë se 25 000 të vdekur nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë duke u renditur si vendi i katërt më i prekur, pas SHBA-ve, Indisë dhe Brazilit. 

Artikulli i mëparshëmÇekia në valën e dytë të Covid, kryeministri kërkon falje për keqmenaxhimin
Artikulli i radhësVijojnë shifrat rekord nga Covid-19, konfirmohen 306 raste pozitive, ndërrojnë jetë 4 pacientë