Bojkoti i kampionatit, Liga Profesioniste del me deklaratë: Ditën e hënë do të…

0
Liga Profesioniste

Nuk ka ende një datë se kur do të fillojë kampionati shqiptar, i cili është në bojkot nga 12 shtatori. Presidenti i FSHF, Armand Duka ditën e djeshme konfirmoi se kishte pasur një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ku ishte folur pikërisht për kampionatin e futbollit.

Megjithatë në një deklaratë të bërë së fundmi, Liga Profesioniste e futbollit bën me dije se ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare nga qeveria apo kryeministri.

Gjithashtu më tej në njoftim bëhet me dije se ditën e hënë Liga do të mblidhet sërish në një takim në ambientet e “Air Albania”, për të vendosur për hapat e mëtejshme.

Njoftimi i Ligës:

Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë për kërkesat e saj dërguar Kryeministrit.

Në këto kushte, Liga do të mblidhet sërish ditën e hënë datë 26.10.2020 ora 11:00 në ambjentet e Stadiumit “Air Albania” për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshme.

Liga Profesioniste e Futbollit
Tiranë më 25 Tetor 2020

hg
Artikulli i mëparshëmKonferenca e qeverisë alarmon FSHF-në, frikë për stadiumin “Air Albania”
Artikulli i radhës13 gola brenda një ndeshje, e pabesueshme çfarë bën Ajaksi në kampionat