Është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare drejtori i kompanisë gjigande Samsung Group në Korenë e Jugut, Lee Kun-hee.
Lee ndihmoi që biznesi i vogël tregtar i babait të tij të rritet në një central elektrik, duke u diversifikuar në fusha si sigurimi dhe transporti detar.
Gjatë jetës së tij, Samsung Electronics u bë gjithashtu një nga firmat më të mëdha në botë të teknologjisë.
Ai ishte personi më i pasur në Korenë e Jugut, me një vlerë neto prej gati 21 miliardë dollarësh, sipas Forbes.
Lajmi për vdekjen e tij u bë e ditur nga kompania Samsung, e cila tha se Lee u nda nga jeta ditën e sotme me familjen në krah të tij, por nuk tha arsyen e saktë të vdekjes.
“Të gjithë ne në Samsung do të çmojmë kujtimin e tij dhe jemi mirënjohës për udhëtimin që ndamë me të,” tha kompania në deklaratën e saj zyrtare.
Lee ishte djali i tretë i Lee Byung-chul, i cili themeloi Samsung Group në 1938. Ai u bashkua me firmën e familjes në 1968 dhe mori detyrën e kryetarit në 1987 pas vdekjes së babait të tij, shkruan BBC.
Në atë kohë, Samsung shihej si prodhues i produkteve me cilësi të ulët dhe të lirë. Por nën udhëheqjen e tij u futën reforma rrënjësore në kompani.
Ai u bë i famshëm duke u thënë punonjësve në 1993: “Le të ndryshojmë gjithçka përveç grave dhe fëmijëve tanë”.