Kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitër Toli është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka dhënë bashkia në një postim në Facebook, e cila thotë se do të mbyllet dhe nesër do t’i nënshtrohet dezinfektimit.
Dhimitër Toli thotë se simptomat e para i ka shfaqur një ditë më parë, ndërsa shkruan se është izoluar bashkë me familjen.
“Vetëm pak minuta më parë u informova se jam pozitiv me Covid dhe kam qenë në izolim, unë dhe familja ime, pasi dje kisha simptomat e para!
Nesër Bashkia nuk do të funksionojë pasi dezinfektimi do të bëhet në të gjitha zonat, duke respektuar gjithmonë masat e nevojshme të mbrojtjes!
Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia për aq kohë sa kam nevojë nga shtëpia!
Ju uroj të gjithëve shëndet dhe vëmendje maksimale”, shkruan ai në Facebook.