Basha: Nëse do të kisha përgjegjësinë e Kryeministrit, lehtësitë do të ndiheshin tek shqiptarët!

0
Basha: Nëse do të kisha përgjegjësinë e Kryeministrit, lehtësitë do të ndiheshin tek shqiptarët!

Në thirrjen e tij të fortë e të përsëritur drejt SPAK-ut për të hetuar dhe ndalur vjedhjen e miliona eurove të shqiptarëve nëpërmjet koncensioneve dhe inceneratorëve, kryetari i PD-së Lulzim Basha theksoi se “Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t’u përballur me situatën e krijuar nga pandemia.

‘Secilin prej këtyre veprimeve unë, nëse sot do të kisha përgjegjësinë e Kryeministrit, – tha Basha në thirrjen drejtuar Prokurorisë së Posaçme, –  do ta kisha ndërmarrë dhe pasojat lehtësuese do të ndiheshin në sistemin shëndetësor, në xhepat dhe shtëpitë e shqiptarëve të goditur më keq nga pandemia, qoftë pacientë dhe familjarë të tyre, qoftë ata që kanë humbur vendin e punës e padiskutim dhe personeli shëndetësor.

Por sot unë kam vetëm forcën e fjalës ndërsa ju që keni çdo mjet tjetër institucional bëni gjithçka për të kufizuar sa më shumë dëmin duke kufizuar, arrestuar dhe vënë para përgjegjësisë, hajdutët e milionave në kohë koha pandemie.’

Artikulli i mëparshëmGjysmë Hëna e Kuqe siriane nis operacionin e shpëtimit të fëmijëve shqiptarë të ISIS
Artikulli i radhësProduktet me “ngrohje pa djegie”/ A janë ato më të sigurta se sa cigaret tradicionale?