Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

0
11111111111111

Sfida e sotme e Serisë A Milan-Roma rezultoi një “festival” i vërtetë golash, ku takimi u kthye në një duel mes dy gladiatorëve, që nuk u dorëzuan deri në frymën e fundit. Vlen për t’u theksuar goli i dytë radhazi i futbollistit të Shqipërisë Marash Kumbulla. Lojtari i Romës i hoqi Milanit fitoren nga duart 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt duke barazuar ndeshjen në 3-3.

Milani kaloi i pari në avantazh brenda 3 minutash me Ibrahimoviçin, duke marrë një pasim perfekt nga Rafael Leao. Roma barazoi me Xhekon 11 minuta më vonë duke përfituar nga dalja e gabuar e portierit Tatarushanu

Pjesa e dytë prodhoi akoma më tepër emocione dhe dramë. Saelmakers gozhdoi portierin e Romës 2 minuta nga fillimi i pjesës së dytë. Por, Pedro fiton penallti për verdhekuqtë, e cila ngjalli protesta. Në minutën e 80-të, Milani fiton penallti dhe Ibrahimoviç krijon iluzionin se “Djalli” e fitoi ndeshjen e çmendur.

Por, Kumbulla gjeti momentin e duhur për të shënuar duke barazuar në minutën e 84-rt. Mbrojtësi kuqezi i rrëmben momentin ekzaltues “Djallit” duke fituar zemrat e tifozëve të Romës.

Artikulli i mëparshëmMirë se erdhe Geraldinë! Media britanike shkruan për princeshën shqiptare (FOTO)
Artikulli i radhësTronditet Milani, klubi kuqezi njofton 5 raste me Koronavirus