Interi përjetoi të shtunën e çuditshme mes Milanos dhe Xhenovës, mes besimit dhe pengjeve. Besim sepse Antonio Konte do të ketë në ciklin e ardhshëm anësorin e tij. Peng sepse askush nuk do të mund të thotë se çfarë do të kishte ndodhur në Champions nëse do të kishte qenë ai në fushë: Ashraf Hakimi, “fals pozitivi” i rikthyer në “Marassi”, është tashmë në një çështje diplomatike.
Marokeni të shtunën u zgjua në Milano, larg skuadrës në grumbullimin gjenovez, pa ditur që në pasdite do të sfidonte Pelegrinin në krah. Vetëm në gjysmë të paradites mësoi që, në fund nuk ishte vërtet i sëmurë.
“Ka zhgënjim për mënyrën si rrodhën faktet dhe për vendimet që u deshëm të pësonim: kjo krijoi pasiguri në përgatitjen e ndeshjes”, pranoi administratori i deleguar zikaltër Xhuzepe Marota përpara Xhenoa-Inter. Në fakt, Hakimi mori rezultatin e tamponit të fundit vendimtar vetëm të shtunën në 10:30: negativ.
Po ashtu si testi i parë i kryer të enjten nga Interi në strukturat e përhershme (ndryshe nga ato të UEFA-s). Ai rezultat i marrë të premten ishte edhe e papritura e kësaj situate. Hakimi, në fakt, u ndal të mërkurën 4 orë përpara Inter-Borusia pas një keqkuptimi të çuditshëm komunikimi: fillimisht tamponi ishte konsideruar negativ, më pas në 16:10 “lehtësisht pozitiv”. Një tjetër kontroll konfirmimi, i kryer gjithmonë nga “Synlab”, laboratori i përdorur nga UEFA, kishte përsëritur diagnozën: ngarkesë virale minimale, por e mjaftueshme për ta dërguar në izolim.
I fortë, megjithatë, dyshimi që të ishte “fals pozitiv” dhe testet e mëtejshme e konfirmuan. Hakimi u nis kështu drejt Gjenovës, pavarësisht se në dyshim. Nevojitej “OK” nga Agjencia Sanitare Lokale dhe një relacion i detajuar i 48 orëve të fundit. Komunikimi u mor në 15:30.
Interi po eksploron çështjen dhe po vlerëson gjithë opsionet. Pozitiviteti i Hakimit mendohet të ketë ardhur vonë: nëse do të ishte sinjalizuar menjëherë rasti, Interi do të kishte mundur të organizonte në kohë një tjetër test dhe prania kundër gjermanëve nuk do të kishte qenë e pamundur. Tani asgjë nuk përjashtohet, as një padi kundrejt UEFA-s: historia mëson që Champions-i luhet gjithmonë në limitet e pikëve. Klubi zikaltër pritet t’i shprehë pakënaqësinë organit europian: “Nuk është alibi, por një fakt. Nevojitet një komunikim më preciz”, përfundoi Marota.