Rezultatet e fundit të Mançester Sitit, kanë sjellë pakënaqësi te drejtuesit e klubit, që po mendojnë për ndryshimin e trajnerit.
Pep Guardiola po kalon një moment shumë të vështirë te klubi anglez, teksa këtë e tregojnë edhe rezultatet e arritura së fundmi.
Sipas “Daily Mail”, trajneri spanjoll rrezikon shkarkimin, me drejtuesit që kanë piketuar edhe zëvendësuesin. Muricio Poçetino dhe Jurgen Nagelsman, janë dy emrat e piketuar nga drejtuesit e Sitit në rast shkarkimi të Guardiolës.
Poçetino është i papunë pas shkarkimit para një viti nga Totenhemi, ndërsa Nagelsamn drejton Lajpcigun, ku ka arritur rezultatet të shkëlqyera dhe tashmë mund t’i besohet drejtimi i një klubi të madh si Siti.