Një shtetas francez është shoqëruar nga policia e Lezhës, mbrëmjen e sotme.
“Panorama” meson se ai është shoqëruar si i dyshuar për veliern që u gjet javën e kaluar i braktisur në det të hapur në Shëngjin.
Mësohet se indicia që ka çuar në shoqërimin e francezit dhe implikimi i tij në këtë çështje është një dokument i gjetur brenda veliers.
Veliera ishte me flamur slloven dhe shtetasi francez ka pranuar që ishte e tij dhe ka deklaruar se ka ndaluar për të takuar disa miq, por ka patur probleme me karburantin. Ndërkohë ka dyshime paraprake se kjo velierë mund të jetë vjedhur dhe më pas autorët e kanë lënë pranë zonës së Patokut në Kurbin.