Do të përballej me Vetingun, prokurori i njohur bën lëvizjen e papritur

0
Do të përballej me Vetingun, prokurori i njohur bën lëvizjen

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më datë 19 tetor 2020 të ndërpresë procesin e rivlerësimit për prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Bujar Hoxha, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga detyra.

Në vendimin e KPK shpjegohet se procesi i rivlerësimit për prokurorin Bujar Hoxha kishte filluar prej dhjetorit 2019, kur edhe ishte caktuar trupi gjykues.

Ndërkohë, më datë 22 shtator, Komisioni është njohur me vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, për mbarimin e statusit të magjistratit për prokurorin Hoxha, për shkak të dorëheqjes së tij.

KLP ka përcjellë gjithashtu në KPK, edhe informacion e marrë nga Gjykata Administrative e Apelit e cila konfirmonte se prokurori Bujar Hoxha nuk kishte paraqitur ankim kundër vendimit për mbarimin e statusit të magjistratit.

Në përfundim, trupi gjykues i KPK i përbërë nga Lulzim Hamitaj kryesues, Genta Tafa(Bungo) relatore dhe Etleda Çiftja anëtare, kanë çmuar të ndëpresin vetingun për prokurorin Bujar Hoxha, duke argumentuar se ky i fundit ka ushtruar të drejtën për dorëheqje. Gjithashtu, KPK ka deklaruar humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Artikulli i mëparshëmZëvendësministri i Shëndetësisë të Italisë, Silleri kundër metodave të qeverisë për pandeminë: Mos bëjmë terrorizëm të panevojshëm, është rritur numri i të infektuarve, por shumica nuk janë të sëmurë
Artikulli i radhësAlarmohet Turqia, një person hedh veten në erë me bombë, ja për çfarë dyshohet (VIDEO)