Greva e naftëtarëve, PD i përgjigjet Ramës: Mashtron sa herë flet, mba premtimet për pagesat

0
Bardhi

PD i është përgjigjur përmes sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi, deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me grevën e naftëtarëve në Ballsh.

Përmes një postimi në facebook, Bardhi shkruan se sa herë flet Edi Rama mashtron, ndërsa i kërkon kryeministrit të mbajë premtimet.

“Sa herë flet, Edi Rama mashtron. Vetë u premtoi naftëtarëve se do të hapë rafinerinë, vetë u premtoi se do të paguhej paga e tyre. Premtimet e tij me zë dhe me figurë tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë.  Halli i naftëtarëve dhe i çdo shqiptari zgjidhet duke larguar këtë kryeministër mashtrues dhe hajdut.”- shkruan Bardhi.

Artikulli i mëparshëmPërzgjedhja e hetuesve të BKH, ambasada e SHBA: Procesi të jetë objektiv dhe i bazuar në merita!
Artikulli i radhës“Për dy ditë kam ngrënë vetëm biskota, s’di në isha në gjumë apo…”, BIRN tregon rrugët e ndjekura nga shqiptarët në kërkim të një jetë më të mirë në Britani