Eshtë arrestuar nga policia në Fier një person i shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni.
Ai është Albert Kurti, 47 vjeç, banues në Fier.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.04.2008, e ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
Ja njoftimi i plotë:
Fier
Policia kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, i dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg.
Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier u bë ndalimi i shtetasit:
Albert Kurti, 47 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.04.2008, e ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.