Bojkoti i futbollit u ndërpre dhe në fundjavë do të startojë edicioni i Kupës së Shqipërisë e më pas të mërkurën do të nisin të gjitha kampionatet, nga Kategoria Superiore, Kategoritë I dhe II etj.
Dje, në një mbledhje të afruar të Ligës Profesioniste (e programuar fillimisht për t’u zhvilluar sot) u vendos unanimisht nga drejtuesit e klubeve të Kategorisë Superiore që të ndërpritet bojkoti dhe të pranohet premtimi i dhënë nga kryeministri kundrejt presidentit të FSHF-së se të katër kërkesat do të merren parasysh nga qeveria.
Pas ndeshjeve të Kupës, të gjitha skuadrat shqiptare do e kthejnë menjëherë vëmendjen nga ndeshja e parë e kampionatit, që do të ngrejë siparin ditën e mërkurë më 4 nëntor.
Më poshtë mund të shikoni ndeshjet e javës së parë në Kategorinë Superiore:
JAVA 1 (04.11.2020)
TIRANA-KUKËSI (stadiumi mbetet për t’u përcaktuar)
KASTRIOTI-PARTIZANI (luhet në stadiumin e Kamzës)
TEUTA-SKËNDERBEU
VLLAZNIA-APOLONIA
BYLISI-LAÇI
* oraret do të përcaktohen në ditët në vijim;