Të shëndetshmit dhe të rinjtë mund të duhet të presin deri në vitin 2022 për t’u vaksinuar kundër koronavirusit, sipas shkencëtares kryesore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që thotë se punonjësve të shëndetësisë dhe atyre me rreziqe më të larta do u jepet përparësi. Kjo vjen ndërsa Gjermania regjistroi numrin më të lartë ditor të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë.
Soumya Sëaminathan tregoi se, me gjithë provat e shumta të vaksinave që janë ndërmarrë, dozat masive nuk do mundësohen shpejtë, dhe organizimi i atyre që do të jepnin aksesin e parë në rast të zbulimit të një vaksine të sigurt ende po përpunohet.
Sëaminathan shpreson se do të ketë të paktën një vaksinë efektive deri në vitin 2021 por kjo do të jetë në dispozicion vetëm në “sasi të kufizuara”.