VIDEO/ Tjetër sulm terrorist në Francë, prifti theret me thikë në derën e kishës

0
VIDEO/ Tjetër sulm terrorist në Francë, prifti theret me thikë në derën e kishës

Një tjetër sulm terrorist ka tronditur Francën, ku një prift ortdoks është qëlluar me thikë.

Prifti ishte duke mbyllur portën e kishës greke ku ai predikonte, kur është sulmuar nga agresori.

Sulmuesi është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe ende nuk është bërë kapja e tij.

Prifti, një shtetas grek, u godit në stomak rreth orës 4 pasdite me orën lokale dhe po trajtohet në një spital, me dëmtime të rrezikshme për jetën.

Rrethana e krimit ende janë të paqarta. Sulmi ka ndodhur në Lyon, ku dhjetëra ekipet të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmZyrtare/ Konfirmohet viktima e dytë shqiptare nga tërmeti në Turqi
Artikulli i radhësDjali iu plagos nga tërmeti/ Babai: Ja si e shpëtuan shokët