Komiteti Teknik i Ekspertëve reagoi sot kundër kreut të PD-së për të thënë që ata nuk janë fasadë. Deklarata për mediat u shpërnda bashkë me një foto të tyre gjatë një mbledhjeje në ambjente të mbyllura ku askush nuk po mban maskë. Sipas vendimit që kanë marrë vetë mjekët, maska është e detyrueshme në ambjente të mbyllura dhe grumbullimet nuk janë të këshillueshme. Për këdo në kohë pandemie këshillohet ruajtja e distancave që në mbledhjen e Komitetit nuk është respektuar. Një takim i tillë për qytetarët e zakonshëm do të shoqërohej me gjobë normalisht. Vetëm sot janë ndëshkuar me gjobë 765 qytetarë që lëviznin pa maska mbrojtëse.