Një burrë shpëtohet nga rrënojat e tërmetit në Turqi, ndërsa të vdekurit shkojnë në 60

0
Një burrë shpëtohet nga rrënojat e tërmetit në Turqi, ndërsa të vdekurit shkojnë në 60

Një 70-vjeçar u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shembur të dielën në qytetin turk të Izmirit, pasi qe bllokuar për 33 orë pas një tërmeti të fuqishëm që goditi bregdetin e Egjeut të Turqisë dhe ishujt grekë.

Autoritetet turke raportuan më shumë vdekje të dielën, duke e çuar numrin në 58, të gjithë në Izmir, ndërsa dy adoleshentë vdiqën në ishullin grek të Samos.

Burri i identifikuar si Ahmet Citim, u shpëtua në njërën prej 20 ndërtesave të banuara të shkatërruara në rrethin Bayrakli të Izmirit.

“Deri më tani, ne e dimë se 58 qytetarë tanë u vranë në tërmet dhe 896 njerëz u plagosën,” u tha gazetarëve Presidenti turk Tajip Erdogan të dielën.

Erdogan shtoi se qeveria ishte “e vendosur të shëronte plagët e vëllezërve dhe motrave tona në Izmir para se të fillonin i ftohti dhe shirat.”

Artikulli i mëparshëmDavid dhe Victoria Beckham, gati për serialin e tyre
Artikulli i radhës‘Magjia’ e Ibra-s i jep fitoren Milanit