Alarmohet Real Madridi para ndeshjes me Interin, infektohet një lojtar me koronavirus

0
Elq90kqXgAgQGu0

Njëri prej lojtarëve të Real Madridit është infektuar me koronavirus. Lajmi raportohet nga media spanjolle “Marca” e cila shkruan se nga analizat e tamponëve të kryera së fundmi, rezultoi se njëri prej futbollistëve madrilenë është prekur nga COVID-19.

Klubi nuk e ka konfirmuar ende lajmin, ndërsa “Marca” nuk e ka zbuluar emrin e futbollistit në fjalë. Nëse në tamponin e dytë, lojtari rezulton sërish me koronavirus, atëherë ai nuk luan në takimin ndaj Interit. Te zikaltërit është kthyer mbrojtësi Milan Skriniar, i cili e ka kaluar COVID-19, por në dyshim mbetet Romelu Lukaku, i cili ka dëmtuar aduktorët e kofshës së majtë dhe nuk u aktivizua në takimin e djeshëm në kampionat ndaj Parmës.

Artikulli i mëparshëmLëvizje e papritur e Nejmarit, braziliani vendos për të ardhmen e tij
Artikulli i radhësIshin arratisur nga burgjet ku ishin dënuar për vrasje, kapen shqiptarët e rrezikshëm në Greqi. Njërit iu gjet kallashnikov dhe dyshohet se… (FOTO)