Ishin arratisur nga burgjet ku ishin dënuar për vrasje, kapen shqiptarët e rrezikshëm në Greqi. Njërit iu gjet kallashnikov dhe dyshohet se… (FOTO)

0
arme

Dy shqiptarë janë kapur ditën e sotme nga policia greke, pasi ishin arratisur nga burgjet.

Në Selanik, në zonën e Neapolit është kapur një shqiptar 36-vjeç. Ai u kap nga policia teksa lëvizte me automjet, ku pas kontrollit iu gjet edhe një armë dhe në kroskot disa fishekë.

Mësohet se shqiptari i paraqiti policisë një dokument identifikimi fals, por nga kontrolli rezultoi se bëhej fjalë për një shqiptar, i cili kishte marrë leje në shkurt 2017 nga burgu i Kasandrës dhe nuk ishte kthyer më.

Ai vuante dënimin burg përjetë për vrasje, armëmbajtje etj.

Ndërkohë në aksin Patra-Pirgo, në vendin e quajtur Manoladha është kapur një shqiptar, identiteti dhe mosha e të cilit nuk bëhen të ditura. Brenda në mjetin e tij u gjet një armë zjarri kallashnikov me një krëhër me 30 fishekë dhe një palë dorashka.

Edhe ky shqiptar kishte marrë leje nga burgu në 24.04.2019 dhe nuk ishte kthyer. Ai vuante dënim me 21 vjet e 8 muaj burg për grabitje, trafik droge, armëmbajtje dhe falsifikime.

Ai dyshohet se po bëhej gati për një tjetër krim me armën që ju kap. Në vitin 2002 ai ishte dënuar për vrasje dënim të cilin e kishte kryer.

kallashnikov
Artikulli i mëparshëmAlarmohet Real Madridi para ndeshjes me Interin, infektohet një lojtar me koronavirus
Artikulli i radhës“Mami nuk dua të vdes”, thirrjet dëshpëruese të vajzës së mitur gjatë tërmetit në Turqi