Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump ka votuar në shtetin e Floridës.
Melania votoi për zgjedhjet për president, por pa praninë e të shoqit kandidat, duke marrë gjithë vëmendjen për veshjen e saj.
Elegante, me një fustan Gucci që kushton 4,500 dollarë, 50-vjeçarja nuk i kurseu buzëqeshjet për reporterët dhe votuesit e tjerë që ishin mbledhur në Florida.
Florida, është një nga disa shtetet kryesore ku bashkëshorti i saj shpreson të ‘rrëmbejë’ fitoren ndaj kandidatit demokrat Joe Biden.