Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerë shumë shpejt do të përfundojnë në Hagë

0
Q&A: The International Criminal Court and the United States | Human Rights  Watch

Nesër pritet që drejt Hagës te nisen edhe ish anëtaret e tjerë te Shtabit te UÇK-së  të akuzuar nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Sipas informacioneve qe ka siguruar portali jonë, aktakuzat janë konfirmuar ndaj ish- drejtuesve të UCK-së në mesin e tyre edhe ndaj Hashim Thacit e Kadri Veselit.

Është ende e pasigurt nëse edhe presidenti Hashim Thaçi do të udhëtojë me pjesën tjetër të Shtabit nesër drejt Hagës.

Kjo Gjykatë u ngrit bazuar në raportin e Dik Martit që akuzonte kupolën e UÇK-së për krime lufte deri edhe te trafikim organesh, gjë që nuk ishte konfirmuar asnjëherë.

Jakup Krasniqi është nisur tashmë drejr Hagës ndërsa Rexhep Selimi e ka konfirmuar vetë ngritjen e aktakuzës.

Bashkë me të do të jenë edhe ish-pjesëtaret e tjerë të Shtabit të UÇK-së, politikan dhe njerëz me pushtet e ndikim të fuqishëm më 20 vitet e pasluftës.

Artikulli i mëparshëmVrau çiftin në Maltë, shqiptari Daniel Muka tenton arratinë nga burgu. Çfarë iu gjet në qelinë e tij
Artikulli i radhësTrump apo Biden? Ja situata në secilin nga shtetet e mbetura (habi se si u shtuan papritur votat e Biden)