Ministri i brendshëm në Austri, Karl Nehammer, e ka pranuar se nuk ka ndërmarrë masa të mëtejshme ndaj personit të armatosur që shkaktoi kaosin në Vjenë, përkundër parlajmërimit nga Sllovakia gjatë stinës së verës.
Sipas medieve të huaja, katër persona u qëlluan për vdekje të hënën mbrëma si dhe 23 të tjerë u plagosën.
Policia në Sllovaki zbuloi se ata i kishin informuar autoritetet austriake rreth “të dyshuarve nga Austria” që ishin përpjekur të blinin municion në muajin korrik.
Raportet sugjerojnë se përpjekja për të blerë plumba dështoi pasi personi i armatosur nuk kishte licencë.
Sipas medieve gjermane, 20-vjeçari i cili u qëllua për vdekje nga policia nëntë minuta pasi filloi sulmi, udhëtoi në Sllovakinë fqinje për të blerë municione për një pushkë sulmi Kalashnikov AK-47 por u kthye me duar të zbrazëta.
Policia sllovake me këtë rast tha se ata i kishin informuar menjëherë kolegët e tyre austriakë.
I pyetur në lidhje me zbulimet të mërkurën, ministri i brendshëm, Nehammer tha se informacioni ishte hetuar nga agjenica e inteligjencës vendase BVT, por asnjë veprim i mëtejshëm nuk ishte ndërmarrë.
“Diçka padyshim shkoi keq në komunikim”, iu drejtua ai gazetarëve.