Si çdo vit do të zhvillohet Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ku do të marrin pjesë këngëtarë të ndryshëm shqiptarë dhe fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Një kuriozitet i madh i ndjekësve të tij lidhet me moderatorët e këtij viti, që do të ngjiten në skenën e madhe për të prezantuar përballë audiencës të gjithë këngëtarët pjesëmarrës.
Ndjekësit kanë qenë kuriozë duke bërë pyetje në lidhje me moderatoret e këtij viti për të prezantuar festivalin përballë audiencës të gjithë këngëtarët pjesëmarrës.
Burime pranë “TVSH-së” kanë pohuar për revistën “Who” se emrat që përfliten për të drejtuar festivalin e fundvitit do të jenë Jonida Vokshi, Gresa Pallaska, Blendi Salaj dhe Klea Huta.
Vitin e kaluar festivali i “Rtsh-së” u la në dorën e regjisores Vera Grabocka ku kishin besim në drejtim e saj, po ashtu edhe nën drejtimin artistik të moderatores Alketa Vejsiu.