Kryeqyteti që po përjeton valën e tretë të koronavirusit

0

Një valë të tretë të rasteve Covid-19. Kjo është ajo që po përjeton, kryeqyteti indian, New Delhi, sipas ministrit të qytetit.

New Delhi raportoi 6,842 raste të reja të mërkurën, rritja më e lartë ditore në infeksionet Covid-19 për të dytën ditë radhazi, sipas Departamentit të Shëndetit.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në New Delhi është 409,938 dhe nga ky total, 37,369 janë akoma raste aktive.

“Gjatë ditëve të kaluara, ka pasur një rritje të numrit të rasteve të koronavirusit. Ne mund ta quajmë këtë valë të tretë sepse nga fillimi i tetorit, numrat kishin filluar të uleshin, madje ranë nën 3,000″, deklaroi Arvind Kejriwal.

Ndërkaq, India regjistroi 50,210 raste të reja të mërkurën duke e çuar totalin në 8,36 milionë raste dhe 124,315 vdekje.

Artikulli i mëparshëmIsh-shefi i kabinetit të Trump: Nëse humbet, do kandidojë sërish në 2024
Artikulli i radhësSi lindi ‘gjuetia e thesareve’ në Shqipëri: Koordinatat e pasurive të fshehura në Shkodër dhe historia e hartave të vjetra me stil venecian