Joe Biden fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, kush do të jetë Zonja e Parë e Amerikës (FOTOT)

0
biden 3

Joe Biden është zgjedhur zyrtarisht presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Biden i cili mbush 78 vjet në fund të këtij muaji, do të bëhet presidenti më i vjetër kur të emërohet në Janar, në mes të krizës më të madhe shëndetësore në 100 vitet e fundit dhe rënien më të thellë ekonomike që nga 1930-ta.

Biden është i martuar me Jill Biden, e cila tashmë pritet të jetë Zonja e Parë e Amerikës. Si Biden edhe ajo kishte një martesë të mëparshme me Bill Stevenson, një ish-futbollist kolegji, me të cilin kishin lidhur kuror në shkurt të vitit 1970.

Biden ka reaguar pas fitores në shtetin e Pensilvanisë që ia siguruan atij më shumë se 273 vota elektorale.

biden 2

Demokrati është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një gare të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandat të dytë si njeriu i parë i Amerikës.

biden 1
biden 4
Artikulli i mëparshëmHakmarrja e grave/ Njëra dhunon ish burrin pas tre javësh ndarje, tjetra e denoncon se mbante armë poshtë krevatit
Artikulli i radhësSi mund të ndryshojë politika e jashtme e SHBA nën drejtimin e Joe Biden? BBC bën parashikimin, ç’pritet të ndodhë me refugjatët