BBC në një shkrim të saj tregon se si mund të ndikojë zgjedhja e Joe Biden President i SHBA-ve në politikën e jashtme të vendit.
Sipas raportimit të BBC drejtimi i presidencës nga Joe Biden, mund të bëjë të mundur që SHBA të ri-hyjë në Marrëveshjen e Klimës në Paris, të ribashkohet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe të kërkojë të drejtojë një përgjigje ndaj koronavirusit.
Fushata e Biden e përshkruan këtë si një plan për të rivendosur udhëheqjen amerikane dhe një premtim për të përmbysur instiktet përçarëse të Presidentit Donald Trump.
Demokrati i merr seriozisht plagët e shkaktuara aleatëve dhe riparimi i dëmit të bërë do të ishte në krye të listës së tij prioritare, edhe nëse disa kërkesa thelbësore të politikës, të tilla si presioni për anëtarët e NATO-s për të shpenzuar 2% të PBB-së në mbrojtje, qëndrojnë të njëjtat.
Por do të kishte edhe kthesa të politikave si një fokus agresiv në adresimin e ndryshimeve klimatike dhe një rritje të pranimeve të refugjatëve.
Biden do të hynte përsëri në marrëveshjen bërthamore të Iranit nëse Teherani rifillonte angazhimet e tij. Dhe ai ka thënë se do t’i japë fund mbështetjes së SHBA për luftën e udhëhequr nga Sauditët në Jemen.