PROFILI/ Kush është Joe Biden, presidenti i 46-të i SHBA-së?

0
PROFILI/ Kush është Joe Biden, presidenti i 46-të i SHBA-së?

Joe Biden është zgjedhur presidenti i ri i Amerikës, pasi ka fituar dhe Pensilvaninë, shtet që i dha edhe fitoren. Mediat e huaja bëjnë me dije se ai e ka dashur Presidencën që kur u zgjodh si senator në vitin 1972, por ia doli që të arrinte qëllimin e tij në moshën 77-vjeçare.

Kush është Joe Biden?

Joseph Robinet Biden Jr lindi më 20 nëntor 1942 në Scranton, Pensilvania. Ai ka treguar se rrjedh nga një familje e klasës punëtore dhe nuk e fsheh që kur ishte i vogël njerëzit talleshin me të, pasi mezi i belbëzonte fjalët. Në moshën 11-vjeçare , familja e tij u transferua në veri të Delaware, ku ai u diplomua në 1965 në për “mayor” në Histori dhe “minor” për Shkenca politike dhe anglisht. Në katër vitet e ardhshme, ai gjithashtu ndoqi Universitetin e Drejtësisë të Sirakuzës, ku mori titullin Doktor Shkencash. Në vitin 1972 ai u zgjodh senator, duke vendosur rekord si një ndër më të rinjtë e zgjedhur në rang shteti. Ai u rizgjodh në Senat gjashtë herë dhe ishte senatori i katërt për nga vjetërsia në kohën kur dha dorëheqjen për të marrë postin e nënkryetarit në 2009. Ai ishte një anëtar prej kohësh dhe ish-kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë. Në vitin 1988, ai u përpoq të bëhej kandidat për president,  pas John F. Kennedy, por u mund nga Michael Dukakis,i cili më vonë  humbi ndaj George W. Bush Sr. Ai u përpoq përsëri në 2008, por nuk kishte asnjë shans kundër Barack Obama dhe Hilary Clinton. Gjithsesi, Obama më vonë e zgjodhi si nënkryetar. Në pranverën e vitit 2019, ai vendosi të hyjë në garën presidenciale për emërimin e Partisë Demokratike. Në fund të gushtit 2020, Biden u bë zyrtarisht kandidat demokrat në zgjedhjet presidenciale.

Artikulli i mëparshëmA po e humbet Trump mbështetjen e medieve të Murdoch?
Artikulli i radhësZbulohet shkaku i mpiksjes së gjakut te pacientët me Covid-19