Kruja vatra më e rrezikshme e Covid-19, në 6 qytete shtohen raste të reja

0

Kruja mbetet vatra më e rrezikshme e koronavirusit në Shqipëri, të paktën deri më tani. Janë 18 raste të reja në këtë qytet dhe të gjitha kanë lidhje me fasoneritë.

Ndërkohë hartë së të infektuarve me koronavirus i është shtuar Mati, kontakt i një prej rasteve pozitive të Krujës që lidhet me vatrën në fasoneri.

6 raste të reja janë në Kukës, kontakte të policit që u zbulua dje. 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit (burgu 313), janë 2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.

Me shtimin e rasteve të reja është rritur edhe numri i të shtruarve në spital.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, nga të cilët 1 është i intubuar Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.

4 pacientë janë në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intibuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë“, – tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

Edhe numri i të infektuarve aktivë është rritur dhe ka shkuar në 282.

Artikulli i mëparshëmMeta duke korrur barin ju uron shqiptarëve fundjavë të mbarë
Artikulli i radhës“Tender sekret edhe për letrën higjienike”, PD akuza qeverisë: SPAK të nisë menjëherë hetimet