Trajneri i Real Madridit Zinedin Zidan mori të gjitha përgjegjësitë pas humbjes së rëndë 4-1 në fushën e Valencias.
Në konferencën pas ndeshjes, francezi shtoi se nuk është penduar për formacionin bazë që zgjodhi, ndërsa nuk pranoi të replikonte për 3 penalltitë e dhëna në favor të Valencias.
“Ndeshja – Pas golit të parë që shënuam, e lëshuam veten dhe ndryshoi komplet dinamika e lojës sonë. Çdo gjë ndodhi sot. Është e vështirë të kuptosh lojën tonë.
A pendohet për diçka – Të gjithë janë lojtarë të Realit dhe kjo është arsyeja se përse i zgjedh të luajnë.
VAR-i dha 3 penallti për Valencian – Nuk dua të merrem me gjyqtarët, është puna e tyre.
Mbrojtja – Nuk ka justifikime. Pas golit të parë ramë komplet. Është e vërtetë që nuk jemi si më para.
Fajtor – Nuk mendoj se Valencia ishte taktikisht më mirë se ne. Por, unë jam fajtori kryesor sepse duhet të gjej zgjidhje”, deklaroi trajneri Zidan pas humbjes me Valencian.