Shtohen “dhimbjet e kokës” për Edi Rejën, Kumbulla mungon në 3 sfidat e nëntorit. Ja arsyeja e çuditshme…

0
marash kumbulla

Një tjetër telash i shtuar për Kombëtaren, në prag të 3 sfidave të muajit nëntor. Sipas “Sky Sport”, autoritetet shëndetësore në Romë kanë vendosur që të “bllokojnë” futbollistët, të cilët nuk mund t’u bashkohet kombëtareve përkatëse për shkak të daljes pozitive të sulmuesit Edin Xheko. Kësisoj mbrojtësi Marash Kumbulla do të humbasë 3 sfidat e nëntorit.

Kujtojmë që kuqezinjtë e Rejës do të ndeshen fillimisht ndaj Kosovës në ndeshjen miqësore, për të vijuar më pas në 2 sfidat e Ligës së Kombëve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe me futbollistët e Fiorentinës, pas daljes pozitiv të Kajehon. Një vendim ky që ka shkaktuar një situatë kaotike, e cila pritet të qartësohet në mënyrë më të detajuar në orët në vazhdim.

Artikulli i mëparshëmI skadon kontrata në qershor, Inter dhe klube të tjera në rradhë për Kun Agueron
Artikulli i radhësMakina përplas për vdekje 62-vjeçarin me biçikletë. Informacionet e para të policisë