“Kina do të godasë disa shtete”, paralajmërimi i frikshëm i Alfred Cakos: Fitorja e Joe Biden, mjerë njerëzimi! Shqiparët do të shikojnë…

0
"Kina do të godasë disa shtete", paralajmërimi i

Fitorja e Joe Biden si president i SHBA-ve, u cilësua nga konspiracionisti Alfred Cako si “mjerimi i njerëzimit”.

Ai aludoi se Biden do të vendosë sekretare shteti Hillary Klinton, ndërsa zëvendës-presidentja, Kamala Harris, sipas tij, pasi të bëjë vaksinën do të ndërrojë jetë disa javë më pas. Ndërsa shtoi se Kina do të pushtojë Nepalin dhe do t’i shpallë luftë Indisë.

“Shqiptarët shikojnë që me në krye Biden ato do të shkatërrojnë njerëzimin. Ju nuk e dini si do të jetë agjenda e tyre. E para do të bëhet Hillary Klinton, sekretari shteti, e dyta Kamala vaksinohet në muajin shkurt dhe pak javë pas vaksinimit, Kamala vdes dhe bëhet zëvendës presidente bëhet Hillary.

Në muajin maj është menduar që presidenti të japë dorëheqje dhe Hillary Klinton të bëhet presidente. Kina nga krahu tjetër, parashikohet që të godasë disa shtete duke filluar me Nepalin që do e pushtojë. Më pas do të hyjë në një luftë më Indinë”, tha Cako për Top Channel.

Artikulli i mëparshëmÇfarë shkakton mungesa e gjumit?
Artikulli i radhësAto vota mund të kenë qenë “përcaktuese” në rezultatin e garës Trump-Biden / Ekipi i presidentit zbardh skandalin e rëndë