Samuel Eto’o është përfshirë në një aksident automobilistik në Kamerun, pasi po kthehej një festë martesore. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në mëngjes, kur makina tip fuoristradë e ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Interit u përplas nga një autobus i transportit publik.
“Samuel Eto’o ishte në makinën e përplasur. Mund të konfirmoj se ai është mirë, ne kemi folur sërish. Mjekët po kujdesen për të dhe po bëjnë kontrolle mjekësore shtesë”, shkruan një gazetar kamerunas, ndërsa “France Football raporton se Eto’o ka pësuar një dëmtim në kokë.
Eto’o prej vitit 2019 e ka mbyllur me futbollin luajtur dhe për 22 vite ka pasur një karrierë të suksesshme, duke provuar të fitojë gjithçka në nivel klubesh.