Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur një bashkëbisedim me gazetarët në selinë e PD-së duke filluar me krizën e shkaktuar nga pandemia në sistemin shëndetësor dhe në ekonominë e vendit.
“Siç e dini, u tha Basha, – as unë dhe as përfaqësues të opozitës, nuk kanë akses në atë çfarë po ndodh brenda spitaleve. Ju jeni atje 24 orë në ditë duke raportuar dhe jeni në shumicën dërrmuese burimi i vetëm i informacionit për atë që ndodh gjatë ditës. Gjendja është përtej tragjikes”, theksoi kreu i opozitës.