Teksa në Shqipëri njerëzit po dergjen në ambulanca për shkak se në spitale nuk ka shtretër dhe situata është katastrofike, në vendet e tjera kanë nisur projektet e vaksinimit.
Në Gjermani, qeveria pritet të miratojë brenda këtyre ditëve planin e plotë të vaksinimit.
Fillimisht vaksina nuk do jetë e mundur për të gjithë, ndaj të vaksinohen së pari grupet e rrezikuara, të moshuarit, bluzat e bardha dhe policët. Plani është miratuar nga Këshilli i Etikës dhe pritet të publikohet të hënën.
Ky zhvillim vjen në kohën kur një lajm i mirë ka mbërritur nga ajo që njihet si vaksina gjermane.
Sipas gazetës BILD, ka shpresa të mëdha në luftën kundër koronës. Kompania gjermane Biontech, në bashkëpunim me gjigantin e farmaceutikës, Pfizer, do të aplikojnë për miratimin e vaksinës në nëntor.
Ky vendim vjen pasi të dhënat e testimeve janë pozitive. Ato kanë treguar se vaksinimi ofron më shumë se 90 përqind mbrojtje kundër koronavirusit.
Me fjalë të tjera, nga pjesëmarrësit në testim që morën vaksinën, rreziku nga koronavirusi u ul me 90 përqind.
“Kjo është prova e parë që Covid-19 mund të parandalohet nga një vaksinë,” tha shefi i Biontech, Ugur Sahin.