Shqipëria është rifutur sërish në karantinë.
Sipas Komitetit të Ekspertëve, do të ndalohet lëvizja në të gjithë Shqipërinë nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Gjithashtu do të ndalohet shërbimi në të gjitha baret dhe restorantet nga ora 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke përjashtuar shërbimin deliveri.
Këto masa do të futen në fuqi nga ora 22:00 e të mërkurës, datë 11 nëntor.
‘Masa që ne propozojmë kufizimi i lëvizjeve nga ora 22:00 deri në orë 06:00
Propozojmë mbylljen e bareve nga ora 22:00 deri në 06;00
Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë, dhe do të zgjasin për 3 javë’, tha kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli.