Vaksina kundër Covid 19/ Manastirliu: Shqipëria mes 180 vendeve që do marrë nga Pfizer. Do jetë falas për…

0
03aa2131-5ffe-4c02-b5e3-2484275deeec

Në studion e emisionit “Real Story” në News 24, ministrja Ogerta Manastirliu tha se Shqipëria është mes 180 vendeve që do marrë e para vaksinën 90% të sigurt nga Pfizer.

“Shqipëria është pjesë e një aleance prej më shumë se 180 shtetesh që kanë financuar të kenë akes në vaksinën e sigurt. Lajmi i mirë i ardhur nga Pfizer për vaksinën 90% efektve na inkurajon dhe na tregon se kemi ndjekur rrugën e duhur që kemi financuar për ta aksesuar vaksinën sa më shpejt”,- tha ajo.

-Kur do mundet ta marrim?

Manastirliu: Sapo të jetë e disponueshme në treg do ta aksesojmë. Do ketëmë shumë se 2 miliard doza deri në 2021.

-Kemi një datë?

Manastirliu: Nuk e kemi datën e saktë, por sapo të jenë gati rëndësi ka që ne jemi gati ta marrim.

-Cfarë do bëhet me infastrukturën e shpërndarjes, se duhet 80 gradë Celsius për ruajtjen e saj…

Manastirliu: Paralelisht do merret edhe masa për sigurimin e zinxhirit ftohës. Do garantohet edhe mënyra e transportit.

-Do e marrim falas vaksinën?

Manastirliu: Për grupet e riskuara do jetë falas

-Më pas me popullatën…

Manastirliu: Do të ketë një strategji për shpërndarjen e vaksinës dhe mbulimin financiar të saj. Kemi parapaguar 3,9 milionë dollarë për të.

Artikulli i mëparshëmVanda Nara i vë “flakën” Instagramit, poston foto “topless” dhe thyen rrjetin
Artikulli i radhësGreqia vendos për herë të parë trupa ushtarake në ishullin pranë Shqipërisë. Gazeta greke publikon detaje