Greqia vendos për herë të parë trupa ushtarake në ishullin pranë Shqipërisë. Gazeta greke publikon detaje

0
othonai

Greqia do të ketë një prani ushtarake në ishujt Gavdos dhe Othonos (Ky i fundit shumë pranë Shqipërisë), për shkak të përshkallëzimit të provokimit turk.

Sipas një artikulli në gazetën “Ta Nea”, Ushtria greke krijoi një postë ushtarake në Gavdos gjatë verës, ndërsa plani parashikon krijimin dhe funksionimin e një poste edhe në ishullin Othonos.

Në Gavdos, posta me një kapacitet prej 9 personash, u ngrit në vetëm një javë pas urdhrit të Gjeneral Lejtnant Charalambos Lalousis.

Qëllimi është prania e fortë e ushtrisë në pjesët kyçe dhe strategjike të vendit. Radari në Gavdos do të jetë në gjendje të kontrollojë zonën në një thellësi prej 30 km.

Artikulli i mëparshëmVaksina kundër Covid 19/ Manastirliu: Shqipëria mes 180 vendeve që do marrë nga Pfizer. Do jetë falas për…
Artikulli i radhësVIDEO/ Festë në fshatin indian nga e ka prejardhjen zv/Presidentja amerikane