![Chair](https://www.investment.com.al/wp-content/uploads/2019/02/anila-denaj-1024x532.jpg)
Ministrja e Financave, Anila Denaj, është infektuar nga Covid-19. Pas testimit ajo është konfirmuar pozitive.
Ndërkohë sipas njoftimit të bërë nga vetë ministrja, ajo është karantinuar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve.
Mesazhi:
Të dashur miq,
Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.
Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale.
Ju uroj shëndet të plotë!”